Po ju shpjegoj disa mënyra se si duhet të mirmbani PC tuaj...
është një nga mënyrat klasike që i ofron vetë Microsoft .
Le të fillojme me hapin 1
Hapi 1
Shkojmë Start / My PC siç e shikoni shfaqen hardisk në varesi sa ju keni ne PC tuaj, doja të theksoja diçka në thonjëza " gjithmonë duhet ti japim rëndësi pjesës Local Disk(C:)" sepse kjo është baza themeluese që ndodhen programet bazë të PC, klikojmë djathtas me mausin në disk-un Local Disk(C:) dhe shkojmë Properties dhe do ju shfaqet një ikonë si më poshtë.
Vazhdojmë me hapin e 2-të.
Hapi 2
Shkojmë tek kategoria Tols siç e shikoni shfaqen këto 3 opsione , ju do të zgjidhni Opsionin e 2-të Defragment Now ..
Në vazhdim do ju shfaqet ikona 3
Shikojmë hapin e 3-të
Siç e shikojmë në ikonë e 3-të shfaqen Hardisk ( C/ D /E ) Ju do të zgjidhni Diskun C , në vazhdim klikojmë në butonin Analyze ose Defragment ( mundë te klikoni direkt ne butonin 2 Defragment ) dhe fillon proçedura e rënditjes të programeve dosjeve etj.. të vihen në vëndin e duhur simbas systemit Windows.
Proçedura kryhet nga vetë kompjuteri PC juaj : ju vetëm prisni të mbarojë proçedura , dhe mos bëni asnjë levizje ne kompjuterin tuaj që proçedura të bëhet sa më saktë ( do ju këshilloja që kur të bëni këte procedurë në pc tuaj , te mbyllni ç'do program që kini hapur , me qëllim që rënditja e programeve të kryhet në mënyrë të shkëlqyer).
Shikojmë hapin e fundit se si funksionon proçedura e rënditjes.
Hapi 4-t
Siç e shikoni unë e bëj 3 herë në javë këtë proçedurë, edhe në ikonë nuk shfaqen shume çthurje në renditje, kur te mbaroni proçedurën do të shikoni ngjyrat si ishte para proçedurës dhe si është mbas proçedurës....nëse e vëzhgoni me kujdes ka shumë ngjyra me vija të holla të shpërndara , dhe kjo nuk tregon diçka të mirë për PC tuaj , mbasi mbaron proçedura do të shikoni se si ngjyrat bëhen pothuajse një ngjyrëshe, dhe do te zhduken ato vijat e holla, kjo tregon qe rënditja ështe kryer me sukses ne kompjuterin tuaj , dhe që kompjuteri juaj do të funksionojë më shpjetë : dhe punim më të lehtë!
Ky ishte një nga mësimet që do të shpjegojmë në ditët e ardhëshme.
Për ç'do sqarim apo paqartësi na postoni në komentet poshtë këtij postimi.
Faleminderit nga
No comments:
Post a Comment