Bregdeti i Sarandës një plazh i veçantë dhe shumë i pastër, ujërat jeshil dhe të kaltër, të japin një kënaqësi të veçantë dhe relaksuese. Ja vlen shumë të përjetosh mrekullitë natyrore të kësaj zone!
Saranda shquhet edhe për gatimet e ndërthurura mes asaj Shqipëtare / Greke / Italiane etc..
përveç gatimeve tradicionale që tashmë janë shumë të kërkuara nga të gjithë ne: Saranda është një vënd turistik me vlera të mëdha dhe të lashta.
Gjithashtu ka një popullsi shumë mikpritëse dhe dashamirësa, për ç'cdo vizitor në vëndin e tyre.
Një vënd ku edhe argëtimi ka esencin e veçantë dhe mbreslënës.
Natyra i ka dhuruar këtij vëndi mrekullitë e saja , një vënd fisnik dhe me shumë vlera.
Gjeografia e këtij Qyteti ndodhet ne jugperëndim të Shqipërisë e vendosur në bregdetin Jonian.
Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore.
Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të
ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore Zona e
Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore,
gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike
mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë
që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore
të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e
Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të
huaj pamje spektakolare të ujërave blu. Zona e Sarandës ka një botë
shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku,
sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të
Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i
përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe
shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të
qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës.
No comments:
Post a Comment