25 URTËSI NGA AJNSHTAJNI
1. Kur mbërriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithë emigranteve te tjerë, i dhëne një pyetësor për te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhëne përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.
2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vërtetë, Gjermania do te thotë se jam gjerman ndërsa Franca do te thotë se jam qytetar i Botes. Nëse teoria nuk do te jete e vërtetë, Franca do te thotë se jam gjerman ndërsa Gjermania do te thotë se jam hebre.
3. Është me e lehte te thyesh një atom sesa një paragjykim.
4. Derisa te ketë njerëz do te ketë luftëra.
5. Çmenduri është te besh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme.
6. Sëmundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e çuditshme: sëmur te bardhet, por vret te zinjtë.
7. Kompjuterët janë shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerëzit janë shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku përbejnë një fuqi qe e kalon imagjinatën.
8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak te atyre qe bëjnë veprime te keqja por për shkak te
atyre qe shikojnë pa thënë gjë.
9. Nuk e di se me çfarë lloj armesh do te luftohet ne Luftën e Trete Boterore, por di qe ne te Katërtën do te luftohet me gurë dhe me shkopinj.
10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.
11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetëm duke kuptuar njeri-tjetrin.
12. Jeta është si te ecësh me biçiklete: ne qofte se do te jesh ne ekuilibër duhet te lëvizesh.
13. Nuk e ke kuptuar me te vërtetë një gjë nëse nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende.
14. Nuk mendoj asnjëherë për te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…
15. Mos u shqetëso për vështirësitë e tua ne matematike, te siguroj se te miat janë akoma me te mëdha.
16. Nuk mund te zgjidhet një problem me te njëjtin mentalitet qe e ka krijuar atë.
17. Asgjë nuk është me praktike se një teori e mirë.
18. Për sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk janë te qarta, dhe për sa kohe janë te qarta, ato nuk i referohen realitetit.
19. Ne qofte se do te lindja përsëri, do te bëhesha hidraulik.
20. Ne qofte se te dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho te dhënat.
21. Ne qofte se ne momentin e pare një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shans qe ajo te realizohet.
22. Është me mire te jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.
23. Vetëm dy gjera nuk kane kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për te parin nuk jam i sigurt.
24. E rëndësishme është te mos ndalosh se beri pyetje.
25. Te gjithë e dine qe një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një qe nuk e di dhe e realizon.
No comments:
Post a Comment