Gjëra që kanë shumë nostalgji , dhe të sjellin kujtesa të shumëta.
Fotot janë orgjinale.
Dybeku apo Pëti siç e kanë quajtur të parët tanë, me këtë mënyrë prodhonin gjalpin dhe dhallin.
këto burime kanë patur ujë shumë të ftohtë ,gjithashtu përdorej edhe për ujë të pishem.
Këtu shikojmë nje Lakror (Byrek) Tradicional me petë të trollura me dorë, dhe i pjekur ne saç.
Këtu shikojmë Misër të pjekur në prush një mënyre fantastike dhe shije shumë të mirë që të gjithë e pëlqejmë, dhe shumë rrallë herë e provojmë në këtë mënyrë, sepse siç e dimë tashmë i pjekin në skarë.
Këtu shikojmë një pule (këllaçk / klloçk) me zoçkat e saj , një mënyre se si shumoheshin pulat në ato kohë me mënyren më të shëndetëshme për të gjithë ne, gjëra të cilat sotë rrallë gjenden në jetën tonë.
Pastërma
Kurse këtu shikojmë një mënyrë se si siguronin mishin për në dimër në ato vite kur nuk kishin mundësi për tu rojtur në frigorifer.
Kjo lloj mënyre përdorej nga të gjithë në ato vite, edhe sote mundësohet kjo mënyre por shumë rralle e gjen.
Proçedura e kësaj metode: kriposej mishi me shumë kripë dhe varej siç e shikoni në nje dhomë me temperaturë shumë të lartë, ku bënin zjarr nga poshtë , deri të thahej në një mënyrë qe bëhej si kockë i gjithi, por me një shije shumë shumë të mirë.
No comments:
Post a Comment